Kohët e fundit bizneset në fushën e hoteleri-turizmit janë shtuar, duke sjellë koncepte perëndimore në dekor dhe stil.

Për këto biznese në të cilat janë investuar miliona lekë, për t'u sjellë njerëzve ambjente ku të pushojnë apo argëtohen, duhet të theksohet se çdo gjë merr tjetër kuptim kur mungon shërbimi, pra kur ka një staf të patrajnuar.

Hotelet që nga miratimi i ligjit për standartizimin dhe vendosjen e yjeve duket se po luftojnë për të qenë të denjë për yjet e vëna nga vetë ata.

Për të shmangur dëmtimin e imazhit nga një 'shërbim i keq' ju duhet të investoni në pjesën më të rëndësishme që lidhjet drejtpërdrejt me klientët. Ajo që ju duhet është pikërisht një trajnues dhe ne kemi një emër, Rigers Rusi, trajnues në Albacademy për housekeeping.

Rigersi, ofron për hotelet trajnime profesionale për të gjithë strukturën e hotelerisë. Këto trajnime janë krijuar për të ndihmuar punonjësit e hoteleve të mësojnë procedura efikase në punën e tyre, hapat për të gjithë stukturën hoteliere, procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen nga secili punonjës dhe t’u ofrojë atyre një udhëzues gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e hotelit.

Nëse doni jetëgjatësi dhe sukses me biznesin tuaj, kjo është një zgjidhje!

Standardi i hotelit tuaj përmirësohet vetëm me trajnimin e duhur të stafit.

Ky trajnim kombinon teorinë dhe praktikën, të gjitha të krijuara për t’ju dhënë aftësitë, njohuritë, besimin për të qënë të suksesshëm në fushën e Menaxhimit të Hoteleve.

Për t’u rregjistruar apo marrë më shumë informacion kontaktoni në:

[email protected]

Ju mund të ndiqni edhe Rigers Rusi në rrjetet sociale:

https://www.instagram.com/rigersrusiofficial/

https://www.tiktok.com/@rigersrusiofficial/video/7142957914964249862?_r=1&_t=8d8QXf0nZrB