Vajza, stina e verës është kaq e bukur, por çdo gjë e bukur ka nevojë për disa shërbime ekstra, apo jo?!

Rutina ime është e ngarkuar dhe dinamike, por sërish e gjej kohën për t'i shërbyer lëkurës dhe për ta mbajtur të hidratuar dhe me shkëlqim.

Prej kohësh një ndër zgjedhjet e mia më të mira kanë qenë produktet nga Koral Secrets.

Unë do t'ju sugjeroj 5 produkte të veçanta, që kanë një efekt të menjëhershëm, por janë dhe shumë praktike në përditshmëri.

SPF MARY & MAY (klikoni këtu)

Të gjitha ne jemi në dijeni për rëndësinë e këtij produkti, jo vetëm gjatë verës, por 365 ditë të vitit. Kam dëgjuar që ka vajza që për shkak të rutinës së ngarkuar dhe dinamike harrojnë ta aplikojnë. Kjo ankesë nuk vlen më me formatin stick nga Koral Secrets. Ju mund ta ri-aplikoni në çdo moment, pa e prekur fytyrën me duar. Pra një mënyrë 100% higjenike për lëkurën dhe lehtësi për ta përdorur nga kudo.

Përveç këtyre ia vlen të përmendet se në përmbajtje ka bakuchiol, i cili është një zëvendësues i retinolit dhe ushtron një fuqi të plotë kundër plakjes.

Eksfoliuesi ABIB Pine Needle Pore Pad (klikoni këtu)

Tani më shumë se çdo sezon tjetër duhet t'i thoni 'PO' eksfolimit të lëkurës. Dhe këtë mund ta bëni lehtësisht përmes tamponëve prej pambuku.

E njoh sikletin që ka një vajzë me yndyrosjen e lëkurës, por e harrova si ndjesi pasi 'u njoha' me këta tamponë. Mund të përdoren në çdo moment dhe kanë efekt të menjëhershëm hidratues dhe rregullojnë pehashin.

Serumi me vitaminë C, GOODAL Green Tangerine (klikoni këtu)

Po e nis me faktin që është best seller në Kore dhe ju e gjeni tek Koral Secrets. Redukton shenjat e akneve deri në 90% dhe i jep një shkëlqim afatgjatë lëkurës.

Pas dy javësh përdorim, kisha një lëkurë me më shumë shkëlqim dhe dëgjoja komente të tipit "Alketa çfarë ke bërë diçka ndryshe në fytyrë..."

MIST, NEOGEN DERMALOGY H2 (klikoni këtu)

Tani është radha e produktit tim të preferuar, që mund t'ju kthehet në varësi gjatë ditëve të nxehta.

Serum hidratues, me bazë ujë trëndafili, i cili hidraton fytyrën në çdo moment dhe si vlerë kryesore ka rigjenerimin e qelizave.

BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel (klikoni këtu)

Produktet me Aloe Vera janë një zgjidhje për çdo problem. Yvana në Koral Secrets, më sugjeroi BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel, i cili përdoret në çdo pjesë të trupit, përfshirë edhe skalpin e kokës. Përveçse pas plazhit, ju mund ta përdoni dhe në raste kur lëkura ka nevojë për rikuperim nga dëmtime të ndryshme. Ka rezultat të menjëhershëm dhe kjo sepse përbëhet 93% nga Aloe Vera.

Pres falenderime pas përdorimit :)

Me dashuri, Alketa!