Hera e fundit kur keni rënë në dashuri me shikim të parë mund të ketë qenë kur keni takuar njeriun e zemrës. Ndoshta edhe nuk ka qenë, sepse jo çdo dashuri lind me shikim të parë, por zbulimi i një adrese të re, që do të shndërrohet në të preferuarën tuaj, do jetë një shkëndijë e vërtetë.

Në momentin që të zbrisni nga makina, do të pyesni veten se si është e mundur të bini në dashuri - pothuajse menjëherë - me një fshat turistik idilik që ndodhet në gjirin e  izoluar Boka në Mal të Zi. Me një klimë të butë dhe një mënyrë jetese të ngadaltë qu ju lë kohë të shijoni çdo minutë, kjo zonë e bukur e bregdetit të Adriatikut po shndërrohet në rivierën e re mesdhetare dhe në destinacionin e preferuar të shumë njerëzve.

Nëse deri më tani zgjedhja e një destinacioni për të kaluar pushimet e verës ka qenë një burim stresi për ju, adresa e Portonovit është pëgjigjja e të gjitha pikëpyetjeve. Veç qetësisë dhe pushimit absolut, kjo verë do të jetë një arratisje e ëmbël e mbushur me përvoja dhe aventura të reja.

Portonovi, resorti luksoz i vendosur në gjirin Boka, do të jeta streha juaj perfekte, e rrethuar nga natyra, dhe ujrat e bruztë të Adriatikut. Çdo aspekt në këtë fshat që gëlon nga jeta dhe gjallëria është shqyrtuar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri tek përvojat e kulinarisë dhe mirëqenies.

Cilido qoftë qëllimi i pushimeve tuaja këtë vit, në këtë resort mund të gjeni çdo gjë një hap larg nga dera e apartamentit. Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare.

Ekipi profesional i resortit është në dispozicion gjatë gjithë kohës për të ndihmuar çdo pushues nga rezervimi i udhëtimeve e guidave deri te planifikimi i itinerareve, restoranteve e jo vetëm.

Luksi merr emrin nga detajet e rafinuara të çdo suite e apartamenti në Portonovi, e cilado qoftë zgjidhja juaj, eksperienca do të jetë thjesht e papërshkueshme.

Suitat me një, dy ose tre dhoma gjumi, janë të dekoruara me stil të përsosur, perfekte dhe ofrojnë pamje spektakolare nga deti. Zgjedhja e Portonovit si adresë pushimesh, është të zgjedhësh të përkëdhelësh veten dhe të dashurit tuaj, e të duash më të mirën nga jeta. Në këtë resort nuk bëhen kompromise, sepse ju do të keni gjithçka që ju nevojitet për t'u ndjerë si në shtëpi, nga dyqanet dhe galeritë, te palestrat, klubet sportive dheqendrat e mirëqenies.

Resorti është baza e përsosur në gjirin e Bokës nga i cili mund të eksploroni bregdetin e Malit të Zi. Çdo kënd në Portonovi duket se rezervon një surprizë e veç restoranteve, bareve, dyqaneve e qendrave që ofrojnë çdo shërbim të mundshëm, për të apasionuarit pas lundrimit, aventurat ju presin në portin e klasit botëror në Portonovi vetëm disa minuta nga dera juaj.

Nga këtu mund të merrni me qira një superjaht për një pasdite, një varkë me vela për të zbuluar gjiret e fshehta ose thjesht kaloni ditët në plazhin privat me rërë të bardhë, duke shijuar mrekullitë piktoreske të Gjirit Boka. Me një qëndrim në Portonovi, të gjitha mrekullitë e Adriatikut janë tuajat për t'u eksploruar.

Nga darkat në restorantet e përzgjedhura, tek trajtimet spa dhe baret më të bukura, për çiftet, pushimet në Portonovi do të duket si një muaj mjalti.

Pushimi në Portonovi Resort, do jetë një eksperiencë e paharrueshme gjatë gjithë vitit.