Armaldo Kllogjeri e ka hedhur "një shashkë" nga ato të vetat në mediat sociale.
Ai ka publikuar në Instagran një foto ku shkruan: "Sa mirë do ishte sikur mos të fliste goja para mendjes".
Dukshëm një ironi, por për kë?
Shumë mund të mendojnë për Luizin. Ky i fundit ka pasur një situatë të pakëndshme me Dea Mishel së fundmi dhe ndoshta postimi i Maestros lidhet me të.
Maestro dhe Luizi në fakt së fundmi janë përfolur për një krisje të raportit pasi kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.
Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.