Mozzik nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe vijon me ngacmimet e tij në rrjetet sociale.
Ai u bë kryefjalë e rrjetit kur u shfaq pak ditë më parë me fanellën e Bayern Munich, duke pretenduar se do ishte pjesë e skuadrës gjermane si portier. Sigurisht, kjo nuk do përbënte lajm po të mos ishte për faktin se Loredana sapo zyrtarizoi lidhjen me lojtarin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Ditën e djeshme ai zbuloi se do sillte një këngë me Kidën. Reperi deklaroi para disa ditësh se do martohej me dikë me 2 milionë ndjekës. Dhe "nusja" ishte Kida. Në videoklip ata shfaqen të veshur si nuse dhe dhëndër, teksa paralajmërimin e këngës e bënë në formën e një ftese dasme.
Por, nuk ka mbaruar me kaq. Mozzik na ka treguar në Instagram një tjetër veshje nga klipi që duket po ashtu një mesazh i koduar. Reperi zbuloi se do vishet me një kostum si të Johnny Depp nga gjyqi i tij me Amber Heard. Mozzik ndau edhe një foto të aktorit nga salla e gjyqit me atë veshje.
Kujtojmë se Depp paditi Heard për prishje imazhi dhe shpifje në një artikull ku shkruante se ishte viktimë e dhunës. Në fund Depp u shpall i pafajshëm dhe e fitoi gjyqin ndaj ish-partneres.