Lori Harvey ka reaguar mbi thashethemet për jetën e saj personale.

Pasi një TikToker deklaroi që Lori kohët e fundit kishte ngrënë drekë me Quavo në West Hollywood, modelja u përgjigj në seksionin e komenteve. “Jo unë isha duke drekuar me shoqet e mia që janë pas meje”, sqaroi Lori.

26 vjeçarja është në një lidhje me aktorin e ‘Snowfall’, Damson Idris dhe më parë ishte në lidhje me Michael B. Jordan. Bukuroshja dhe i dashuri i saj Damson morën pjesë bashkë në festën verore vjetore të ‘Serpentine Gallery’ muajin e kaluar.

Edhe pse ajo njihet më së shumti për punën e saj si modele profesioniste, Lori fillimisht aspiroi të merrej me hipizëm. Pasi një dëmtim i prishi ëndrrat e saj olimpike, 26-vjeçarja filloi të nënshkruajë kontrata modelimi në vitin 2015, duke nisur karrierën e saj të suksesshme të modelingut. Vajza e adoptuar e Steve Harvey vazhdoi të shfaqej në fushatat reklamuese për markat kryesore të modës si 'Michael Kors' dhe 'Burberry', si dhe ‘Dolce dhe Gabbana’.

Lori Harvey gjithashtu është gjetur shpesh në qendër të vëmendjes për romancat e saj. Një vit pas fillimit të karrierës së saj të modelingut, Lori filloi të takohej me futbollistin Memphis Depay. Çifti u fejua në vitin 2017, por u ndanë një vit më vonë. Më pas ajo doli me Trey Songz, Lewis Hamilton dhe Future. Dukej sikur gjërat po bëheshin serioze mes Lorit dhe të dashurit të saj, Michael B. Jordan në 2020, me yllin e ‘Black Panther’ që deklaroi publikisht dashurinë e tij për të. Megjithatë, çifti u nda në vitin 2022, me Lori që i zyrtarizoi gjërat me Damson në janar të këtij viti.