Emily Ratajkowski është e nxehtë flakë këtë verë -në kuptimin e plotë të fjalës.
Supermodelja së fundmi ka ndërruar ngjyrën e flokëve të saj duke u kthyer nga brune me një ngjyrë qelibar. Ajo ka ndarë modelin e ri të flokëve në Instagram dhe duket si gjithmonë një yll.
Por, pse e kuqe? “Është diçka që Emily nuk e ka bërë më parë”, tha për InStyle stilistja e saj e flokëve, “dhe ajo donte të ishte lozonjare dhe të bënte diçka cool për verën”.
E kuqja është ende një trend pikërisht për karakteristikat e saj si e zjarrtë dhe joshëse, lozonjare dhe cool!