Shkon pranë Rinasit, por jo për të fluturuar larg vendit…

Aty pranë gjeni një destinacion që po bëhet gjithnjë e më shumë i preferuar për vendas dhe turistët e huaj.

Bëhet fjalë për mk | hotel. Po! E ke dëgjuar dhe më parë. I cilësuar si një nga hotelet me standarte më të mira, ku gjeni një sërë opsionesh për të kaluar disa momente pushimi me familjen dhe shoqërinë.

Class ka qenë pranë këtij biznesi dhe e ka sugjeruar që nga momenti hapjes, pasi ka patur mundësinë të shikojë nga afër çdo detaj nga shërbimi që ofron ky vend.

mk | hotel tirana një investim 100% Gjerman, pjesë e Lindner Group, hap dyert e tij për herë të parë më 23 Shtator 2021.

Në vitin 2009 u projektua në Mynih, me një qëllim fillestar, që ishte cilësia e lartë për punonjësit. Kur punonjësit janë të lumtur, klientët janë dyfish më të kënaqur.

Kështu mk | hotel, nëpërmjet besimit të klientëve, arriti të zhvillohet në vende të tjera: Frankfurt, Eschborn, Berlin, Shtutgart, Remscheid, Rüsselsheim, Passau dhe në Tiranë.

Një pishinë e madhe, që të krijon edhe një peisazh relaksues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ??Marjara Petito??| Mum, Travel and Lifestyle (@marjarapetito)

Temperaturat e larta, bëhen më të këndshme pranë mk | hotel tirana, aty ku freskia, shërbimi i dedikuar dhe restoranti Bones Steakhouse Tirana, bëjnë një kombinim të përkryer.

Jo vetëm ngjyra dhe atmosferë, por edhe shije.

Bones Steakhouse Restorant në mk | hotel tirana, ju rrit dozat e lumturisë me gatimet që do ju bëjnë të riktheheni sërish atje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Jo vetëm kënaqësi për ju, por edhe për fëmijët tuaj. Këndi i madh i lojrave për fëmijë në mk | hotel tirana, nuk lejon që fëmija të qëndrojë ulur pas telefonit apo tabletit. Ata mund të argëtohen pafund, ndërsa ju shijoni pak kohë me njëri-tjetrin.

Nëse keni dëshirë të organizoni diçka më të veçantë me miqtë tuaj, mk | hotel ofron ambjentin për barbeque si edhe fushën e tenisit. Në mbrëmjet e bukura të kësaj vere ju mund të përjetoni disa momente nën aromën e këndshme të gatimeve.

Doni një festë më intime?!

Po edhe për këtë kërkesë zgjedhja është sërish mk | hotel…

Suitat moderne mund t’ju ofrojnë rehatinë për të kaluar disa momente të veçanta me partneren tuaj. Një relaks në çift mund ta arrini me përdorimin e jacuzzi-t.

Nëse nuk ju mjafton kaq, ju mund të zgjidhni SPA-në, me standarte profesionale dhe përkujdesje të dedikuar në çdo shërbim. Dhe për ata që nuk shkëputen dot nga palestra edhe gjatë pushimeve, mk | hotel i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe kësaj hapësire.

Një mbrëmje që përkufizohet nga dashuria pasioni dhe komoditeti dhe një mëngjes i qetë që ju jep ndjesinë se çdo problem ka marrë fund.

Kuptojmë se një nga arsyet kryesore pse është zhvilluar kaq shumë turizmi në vend, janë pikërisht investimet e këtij lloj standarti, ku çdo grupmoshë merr kënaqësinë që i nevojitet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mk | hotel tirana (@mkhoteltirana)