Pushime luksoze, me stil e klas... E kush nuk do të donte disa ditë pushimi të kaluara në një oazë ku çdo foto duket si e  shkrepur nga parajsa? E megjithatë nëse mendoni se për një përvojë të tillë unike, duhet të udhëtoni drejt Jugut të Francës, gaboni. Shumë më pranë Tiranës, pak orë larg me makinë, gjendet një gji i izoluar mes ujërave të kristaltë të Adriatikut dhe maleve me gjelbërim të dendur. Kjo zonë e bukur e bregdetit të Adriatikut po shndërrohet në rivierën e re mesdhetare dhe në destinacionin e preferuar të shumë njerëzve.

Portonovi, resorti luksoz gjendet në një fshat turistik që gëlon nga jeta dhe gjallëria, ku çdo turist gjen atë që kërkon. Aty ku koha duket se ndalon dhe çdo pushues apo banor i fshatit të vogël bëhet njësh me natyrën dhe përqafon stilin e jetës mesdhetare në mënyrë gati të pavullnetshme.

Çdo detaj në këtë zonë është projektuar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri tek porti i klasit botëror, baret restorantet që ofrojnë përvoja unike të kulinarisë dhe qendrat dedikuar mirëqenies. Në harmoni të plotë me natyrën përreth, luksi merr emrin nga detajet e rafinuara të çdo rezidence, e cilado qoftë zgjidhja juaj, eksperienca do të jetë thjesht e papërshkueshme.

Marrja me qira e një suite me një, dy ose tre dhoma gjumi është e mundur gjatë gjithë vitit, duke qenë se në Portonovi në çdo stinë ka diçka për t'u ofruar. Megjithatë në muajt e nxehtë të verës, atëherë kur termometri zor se shënon poshtë 39 gradë celsius, arratisja në Portonovi është vendimi më i mirë.

Të dekoruara me stil të përsosur, të pajisura me çdo pajisje të fjalës së fundit, këto suita ofrojnë pamje spektakolare nga deti, porti apo fshati. Në këtë resort nuk do t'ju duhet të zgjidhni diçka mbi diçka tjetër, sepse nuk bëhen kompromise. Ju do të keni gjithçka që ju nevojitet për t'u ndjerë si në shtëpi, nga dyqanet dhe galeritë, te palestrat, klubet sportive, qendrat e mirëqenies dhe restorantet.

Qofshin pushimet e verës në çift, me fëmijë, në grup, apo një rast i veçantë për t'u festuar, rezidencat në Portonovi ofrojnë çdo komoditet të mundshëm. Nga apartementet për çiftet apo udhëtarët që kanë zgjedhur ta eksplorojnë Gjirin Boka vetëm, deri tek vilat e përshtatshme për grupet deri në 8 persona, këto të fundit janë të dekoruara me stil të pakohë, perfekte dhe do t'ju bëjnë të ëndërroni të shpërnguleni menjëherë.

Luksoze, por në të njëjtën kohë komode, këto rezidenca janë ndërtuar duke pasur në qendër të konceptit pushuesin. Suitata arrijnë deri në një hapësirë prej 360 metrash katrorë, me pishinë, disa tualete, kuzhinë dhe kanë çdo ambient për t'u ndjerë si në një shtëpi të dytë. 

Veç rezidencave, pushimet tuaja do të marrin një tjetër kuptim në këtë resort. Aktivitetet e shumta çdo mbrëmje, grupet, shfaqjet artistike ngrenë në një tjetër nivel, përvojën tuaj të pushimeve në Portonovi.

Kalenderi i pasur i eventeve, fton të madh e të vogël të bëhet pjesë e eksperiencës, duke marrë kujtimet më të mira nga ky vend. Mund të vazhdojmë pa fund me përmendjen e arsyeve, se përse destinacioni juaj i radhës duhet të jetë Portonovi, Gjiri Boka, por po ju lëmë të shfletoni galerinë e mëposhtme, sepse siç thonë: Një foto vlen sa 1000 fjalë.