Këngëtarja Adelina Tahiri tregoi para pak muajsh se po kalon një moment të vështirë në marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.
E ftuar në “Zemër Luana”, kur u pyet se kur ka qenë periudha më e keqe që ka kaluar në marrëdhënie ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nëkupohet për një problem mes tyre aktualisht. “Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!" –deklaroi ajo në janar.
Por, si po shkon raporti i tyre? Ndonëse u tha se marrëdhënie e tyre mbetet e ftohtë, Adelina u ka dhënë fund aludimeve.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet e shoqëruar nga bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra, ajo zbuloi se kriza ka kaluar.
“Family time” ka shkruar Adelina krah fotos.
Sa mirë që çifti ka kapërcyer krizën.