Para pak ditësh vajza e Donald Trump, Ivanka, vizitoi vendin tonë. Ajo u fotografua duke drekuar në Sarandë, në atë që duket të jetë vizita e saj e dytë në Shqipëri pasi edhe vitin e kaluar ishte në jug me partnerin e saj.

Sot Ivanka ka publikuar në Instagram disa foto të ndryshme piktoreske nga brigjet shqiptare. Në një prej tyre ajo shkruan “E bukura Shqipëri” me një emoji me sytë me zemra.

Gjithashtu, Ivanka shpërndau një video ku shihet duke pilotuar helikopterin mbi gadishullin e Karabaurunit dhe ishullin e Sazanit: “Jam duke mësuar”, shkruan  ajo në postim.

Prej më shumë se një jave tashmë ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në Vlorë edhe me jahtin e saj të madh luksoz ku ndodhet së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët.

Fillimisht jahti është parë duke vizituar gadishullin e Karaburunit dhe brigjet përreth. Më pas Ivanka është fotografuar në Tiranë duke vizituar Muzeun e Gjetheve me familjen, shoqëruar nga kryeministri Rama dhe ish-këshilltari i Sigurisë për presidentin Trump, Richard Grenell.