Ky artikull sapo na krijoi një dilemë: ta ndezim apo mos ta ndezim kondisionerin në këto ditë të nxehta.

Çdo kush që punon në zyrë e di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit.

Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë…Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur meshkujt dhe femrat ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.

Një studim na thotë se rritja e temperaturës së ambientit mund të ndikojë pozitivisht në produktivitetin e grave

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyrë mund t’ua përmirësojë femrave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara.

Pra gratë performojnë më mirë në detyra verbale dhe matematikore kur janë në temperaturat të larta.

Kjo shpjegon dhe arsyen pse unë nuk kam qenë aspak produktive :) Dërgojani koleges këtë artikull.