Fillimi i muajit gusht përkon me aplikimin e maturantëve për degët e tyre të preferuara për të vazhduar studimet e larta.

Të dhënat paraprake tregojnë se degët të cilat kanë patur një rritjet ë theksuar interesi janë degët e bujqësisë, të cilat, vitet e kaluara kanë pasur një mungesë të theksuar interesi ndaj studentëve.

“Te dhënat jo zyrtare e konfirmojnë që maturantët ketë vit i janë drejtuar me shume programeve te Universitetit Bujqësor dhe shpresojmë që këto të jenë të vërteta. Besojë se iniciativa e qeverisë për mbështetjen financiare në vlerën e pagës minimale për çdo maturantë që regjistrohet në degët prioritare besojë se ka ndikuar pozitivisht”– është shprehur Fatbardh Sallaku, rektor i Universiteti Bujqësor të Tiranës.

Në këtë fazë të raundit të parë, maturantët kanë të drejtë të përzgjedhin 10 programe studimi, por vetëm në momentin e regjistrimit, do të shihet realisht tendenca e këtij viti dhe nëse nisma e qeverisë ka arritur të bëjë efekt.

Ndërkohë, degët më të preferuara mbeten degët e mjekësisë.