"Big Brother VIP" pritet të nisë së shpejti, ndërkohë që ende nuk dihet se kush do ta ketë rolin e opinionistëve.

Teksa Arbër Hajdari ka deklaruar që me shumë gjasa nuk do të jetë më në karrigen e komentuesit, Zhaklina Lektari nga ana tjetër është shprehur e gatshme për këtë pozicion.

Megjithatë, ka edhe ish-banorë të cilët kanë shprehur dëshirën gjithashtu. Gazetari Bledi Mane shprehu këtë dëshirë gjatë një interviste për “Pushime On Top”.

“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, ka thënë ai.