I'm a Barbie girl, in the Barbie world…
#Barbiemania ka pushtuar edhe showbizin shqiptar, ashtu si gjithë botën. Në një verë që është mbizotëruar nga ngjyra rozë, trendi ‘Barbiecore’ është kudo dhe modeli i flokëve të Margot Robbie është sigurisht kryefjalë e këtyre muajve.
Thënë kjo tre vajza shumë të dashura të showbizit shqiptar kanë bërë ndryshime në look-et e tyre që duket se e kanë origjinën nga trendi që i ka ‘infektuar’ të gjithë.
Po flasim për Kidën, Fifin dhe Luana Vjollcën.
Dy këngëtaret na treguan dje se të dyja kanë modele të reja flokësh: balluket. Po ashtu, ato kanë prerë lokët në stilin e famshëm Bob.
Baluket e Fifit janë disi më të dendura, ndërsa Kida preferoi një stil më të shkujdesur.
Kurse Luana nga ana tjetër, nuk rrezikoi kaq shumë. Por, shtoi disa fije rozë të flokët e saj për të qenë edhe më IN.
Nëse edhe ti po mendoje një ndryshim këto javë që kanë mbetur nga vera ja ku i ke tre inspirime.