Brenda pak orëve këtë fundjavë, heroina e Spanjës në 'Kupën e Botës për Femra', Olga Carmona, përjetoi një sukses të madh në karrierë dhe një humbje edhe më të madhe në jetën personale. I ati i saj u nda nga jeta teksa ajo luante finalen e ëndrrave.

Carmona, e cila shënoi golin e fitores së Spanjës kundër Anglisë, mësoi për vdekjen e babait të saj pas ndeshjes, tha në një deklaratë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF).

“RFEF me keqardhje të thellë raporton vdekjen e babait të Olga Carmona. Lajmin e hidhur e mësoi futbollistja pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olgës dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë. Të duam, Olga”, shkroi RFEF.

Në një postim të ngarkuar emocionalisht, Carmona e krahasoi babanë e saj me një yll që e shikon nga lart, ndërsa ajo luante finalen.

“Pa e ditur, unë kisha Yllin tim që më shikonte nga lart përpara nisjes së finales”, shkroi ajo. “E di që më dhe forcën për të realizuar diçka vërtet unike. E di që po më shikoje sonte dhe se je krenar për mua. Prehu në paqe babi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mundo Deportivo (@mundodeportivo)

Klubi i Carmona, Real Madrid, gjithashtu bëri një deklaratë duke shprehur ngushëllimet e tyre.

“Real Madrid C. F., presidenti dhe Bordi i Drejtorëve janë thellësisht të pikëlluar për vdekjen e babait të lojtares sonë Olga Carmona. Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për Olgën, familjen e saj dhe të gjithë të dashurit e saj. Pushoftë në paqe”, thuhet në deklaratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Goditja e minutës së 29-të të Carmona-s i dha fitoren Spanjës, duke e bërë La Roja vetëm vendin e dytë, pas Gjermanisë, që fiton Kupën e Botës për meshkuj dhe femra. Pas golit, Carmona ngriti fanellën për të festuar duke treguar shkrimin në bluzën e saj. Pas ndeshjes, ajo shpjegoi se arsyja e këtij festimi ishte për të nderuar nënën e shoqes së saj më të mirë që u nda nga jeta së fundmi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 Women FC (@433womenfc)