Modelja Juliana Nura u rikthye në qendër të vëmendjes pas aventurës së saj në 'Big Brother VIP Kosova'. Ajo bëri një rikthim pas shumë vitesh, pasi kishte gati 12 vite që ishte 'zhdukur' nga bota e modelingut dhe showbizi shqiptar.
Për ata që nuk e dinë, arsyeja e kësaj shkëputje të gjatë ka qenë fakti se asaj iu publikua një video intime dhe pas atij momenti, Juliana vendosi të shkëputej nga jeta publike, ndonëse ka qenë aktive në mediat sociale.
Ka qenë pikërisht kjo video e cila është bërë temë në emisionin “E Diell”, ku ajo ka qenë e ftuar. Juli e ka shpërndarë në Instagramin e saj këtë video, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk ka gjë që të rrëzon në jetë kur ke një mendje të fuqishme”.
Juliana ka folur edhe më parë për videon intime duke treguar se kishte arritur që ta tejkalonte këtë ngjarje të rëndë në karrierën e saj dhe ta kthente atë në një kauzë ndërgjegjësuese për femrat.