Princi Harry do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm – por ai nuk do të ketë Meghan Markle pranë tij.

Harry do të marrë pjesë në ngjarjen vjetore të bamirësisë 'WellChild' - në të cilën ai ka marrë pjesë për 15 vjet - në Londër më 7 shtator, përpara se të niset për në Gjermani për përsëritjen e gjashtë të konkursit të tij 'Invictus Games'.

Megjithatë, burime të brendshme thonë se ai do të udhëtojë vetëm për në atdheun e tij pasi gruaja e tij, Meghan Markle, ka angazhime të tjera me fëmijët e tyre: Archie, 4 vjeç dhe Lilibet, 2 vjeç. Për më tepër, Duka i Sussex-it me sa duket nuk do vizitojë as familjen e tij, e cila do të përkujtojë një-vjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II vetëm një ditë më vonë.

Burimet thonë se Harry ende nuk ka marrë ndonjë ftesë për t'u bashkuar me familjen në Balmoral për një ngjarje private atë natë.

Një burim gjithashtu i tha 'The Sun' në fillim të këtij muaji se "nuk ka pasur ndonjë kontakt me ta" nga familja mbretërore. Tensionet midis Sussexes dhe The Firm kanë qenë të larta që kur çifti u largua nga familja mbretërore në janar 2020.

Në fakt, hera e fundit që çifti bëri një paraqitje të përbashkët evropiane ishte në funeralin e monarkes së ndjerë më 19 shtator 2022. Ndërsa Markle, 42 vjeç, nuk do t'i bashkohet Harryt në Angli, Dukesha e Sussex thuhet se do të fluturojë drejt Gjermanisë nga Kaliforni për ceremoninë e hapjes së 'Invictus Games'.