A mund të mbetemi miq me ish-in? Një pyetje klasike një milion dollarëshe.

Kjo pyetje disa vite më parë në showbiz-in shqiptar mori një përgjigje të shpejt, shumë të thjesht që në dukje ishte edhe e bukur: Po. Dhe shembulli? Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Madje, të gjithë asokohe po e përdornin historinë e tyre si histori ‘frymëzimi’ se mund të bëhesh shoqe edhe me partneren e re të ish-it.

Lidhja e Dafinës dhe Ledrit zgjati disa muaj në jetën e tyre, por shumë vite në media dhe në mendjet e fansave. Ata u ndanë në 2012, por gjithmonë kishte dëshirë nga një pjesë e fansave për ta prë çiftin bashkë. Në 2014, dyshja u ribashkuan për të sjellë bashkëpunimin “Got ‘ur back”, që ndonëse nga ana e tyre ishte thjesht një projekt muzikor, i la vend aludimeve të ndryshme për një rikthim të dyshes.

Edhe pse mbetën miq pas ndarjes, u duk se diçka e krisi marrëdhënien e tyre për disa vite derisa në 2020 sollën “Aman”, këtë herë edhe me Lumi B si bashkëpunëtor. Ndryshe nga ribashkimi i parë artistic, në 2020, gjërat në jetët e të dyve ishin shumë ndryshe. Ledri kishte një lidhje publike me Sara Hoxhën, kurse këngëtarja me bashkëpunëtorin e saj Dj Geek. Në këtë rast nuk kishte më vend për aludime për diçka mes tyre.

Për më tepër, Sara ishte edhe në xhirimet e këngës e madje pozoi me Dafinën, në foton që ishte kudo në mediat sociale asokohe. Kishte nga ata që e kuptnin, kishte nga ata që nuk e konceptnonin dot raportin mes tyre. Kishte edhe skeptikë si unë, që e dija që do vinte një ditë ku raporti do lëkundej.

Me gjithë cinizmin, e prisja prishjen e këtij raporti kohë më parë, por u desh të kalonin tre vite për të vërtetuar edhe një herë, se ‘Jo’, nuk ka miqësi me ish-in. prej ditësh Dafina dhe Ledri kanë qenë kryefjalë e mediave. Filloi me një varg këngë, vazhdoi me një koment nga Ledri, heqjen e papritur nga Instagrami dhe reagimin e sotëm të Dafinës që shkruante se ajo i kishte respektuar të dy, por në këmbim kishte marrë të kundërtën për vëmendje.

Po, është e vërtetë që gjërat në showbiz dhe në jetën e figurave publike janë ndryshe nga kanë prapaskena që ne nuk i dimë, por përgjigja është prapë e njëjtë: Miqësia me ish-in thjesht nuk funksionon. Tani Dafina-Ledri-Sara janë kthyer në shembullin e kundërt të asaj që përfaqësonin dikur dhe skeptikët si puna ime, sapo përforcuan bindjen e tyre.

Sigurisht, që kemi pafund raste që na tregojnë të kundërtën. Për të qëndruar te Ledri për shembull, ai dhe Sara kanë ende një raport shumë të mirë me ish-të dashurën e tij, Dua Lipa.

Të ruash një miqësi me ish-in tënd kërkon pjekuri emocionale, komunikim të qartë dhe kufij të shkëlqyer nga të gjitha palët.

Të ndryshosh formën e marrëdhënies (lidhje dashurie në miqësi) nuk do të thotë se ne ndryshojmë përmbajtjen (dashurinë, vlerën dhe respektin).

… ndoshta pyetja e duhur mund të jetë ndryshe: “A mund të jemi gjithmonë miq me ish-in?”.