Një nga trendet më virale të kësaj vere ishte padyshim ai që Sin Boy krijoi me këngën e tij të re “Sexaki”, ku bujën më të madhe e mori kur iu bashkua dhe ish-partnerja e tij Rina. Videoja e saj me këngën e reperit u kthye virale, duke marrë pafund komente, shikime, mbështetje e duke u quajtuar gjithashtu “ish-ja më toksike e momentit.”

Ditët e fundit Rina ndodhet në Greqi dhe gjejeni pak… ka shkuar në një nga koncertet e Sin Boy. Në rrjet po qarkullon një video e artistes ku ndodhej në një nga koncertet e ish-partnerit, ku shfaqet duke kërcyer dhe kënduar nga larg këngën e tyre ‘Gigi’.

Në një nga intervistat e saj, Rina tregoi se videoja e saj ishte thjesht për suport, teksa nuk e priste bujën që mori. Lidhur me raportin me Sin Boy, këngëtarja tregoi se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.

Nuk e kam mendu për keq, por u bë shumë virale, nuk e di pse. Video ishte për suport. Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë.”- u shpreh ajo.