Marketingu dhe realizimi i ‘Barbie’ ia doli që në pak ditë ta kthejë atë në filmin më fitimprurës të këtij viti, duke grumbulluar të ardhura të jashtëzakonshme.

Mirëpo, sado e pamundur tingëllon, duket se prodhimi i Greta Gerëig po kalon shumë shpejt në vend të dytë, dhe kjo për “faj” të filmit “Gran Turismo”.

“Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar me një buxhet për 60 milionë dollarësh.

Ky film ka arritur të mbledhë 17,3 milionë dollar në fundjavën e tij të parë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1, ndërkohë që, duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom David Harbour dhe Archie Madekëe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës.