Dukesha e York-ut, Sarah Ferguson, e cila më parë ishte e martuar me djalin e mbretëreshës, Princin Andrew, ka thënë fjalët e fundit që i ka thënë mbretëresha Elizabeth.
Dukesha e Jorkut (e cila njihet gjerësisht si Fergie) tha:
"Është gjëja e fundit që mbretëresha më tha: "Thjesht bëhu vetvetja, Sarah", tha Fergie, 63.
"Ajo e kuptonte kur unë nuk isha vetëvetja dhe mërzitej. Por tani jam vetvetja dhe jam shumë me fat që mund të jem vetvetja." shtoi Dukesha e Jorkut.
Fergie tha më parë se ndihej e "çliruar" pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth në një intervistë për Good Morning America.
"Nuk e di nëse është ndarja nga jeta e Mbretëreshës që më bën të mendoj se tani mund të them hapur atë që dua të them pa u shqetësuar se do të ofendoj dikë," tha ajo. "Unë jam vërtet Sarah autentike tani."
Këshilla që Sarah ka marrë nga mbretëresha vlen për çdo njeri!