Ne jetojmë në një botë me pritshmëri të mëdha. Në një botë ku çdo prind ka shqetësimin që notat dhe progresi i fëmijës të jetë i lartë.

Tani që jemi shumë pranë fillimit të shkollës, Class ka zgjedhur të jetë dhe si një 'busull' për prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjet e duhura për fëmijët e tyre.

Nisur nga një studim në Mbretërinë e Bashkuar, ne duam të fokusohemi në rëndësinë e formimit të karakterit, i cili është në ndikimin e shembujve të përditshëm.

Dhe këtu ka një rol thelbësor shkolla që zgjedhim.

Pasi të kemi studiuar mirë metodologjinë, kurrikulën dhe stafin akademik, pyetja që duhet të bëjmë është:

Çfarë ofron kjo shkollë në shërbim të formimit të personalitetit dhe në ndikimin e mirëqënies psikologjike të fëmijës?

Fundja këto janë faktorë kryesorë që të çojnë drejt suksesit.

Në një vizitë që patëm në shkollën Kings Tirana, një mjedis anglofon, i cili synon të nxisë rritjen personale të çdo nxënësi, duke u fokusuar tek aftësitë dhe nevojat individuale, kuptuam më shumë rreth këtij fakti.

Zhvillimi i karakterit duhet të jetë pjesë e procesit mësimor

Lajmi i mirë është se potenciali i fëmijës suaj mund të zhvillohet lehtësisht dhe suksesi mund të rrjedhë nga qëndrimet dhe shembujt e thjeshtë të përditshëm. Stafi i Kings Tirana nëpërmjet metodave që përdor përpiqet të krijojë kujtime jetëgjatë dhe të qëndrueshme dhe t'i ndihmojë nxënësit të bëjnë zgjedhje ambicioze, të mirëinformuara dhe me mendje të hapur për mënyrën se si ata duhet të udhëheqin të ardhmen e tyre.

Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë

"Roli ynë është të pajisim çdo student nën kujdesin tonë me kualifikimet, aftësitë dhe përvojat të cilat janë trampolina drejt suksesit dhe përmbushjes gjatë gjithë jetës."

Gjatë vizitës në shkollën Kings, kuptuam rëndësinë që kishin detajet në çdo ambjent dhe mund t'i përshkruajmë me një fjalë: gjithëpërfshirëse.

Metodologjia dhe kushtet në çdo klasë dhe laborator specifik, ishin efikase për çdo prirje që një nxënës mund të ketë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kings Tirana (@kingstirana)

Të zbulosh dëshirat dhe aftësitë

Për shumë fëmijë aftësitë dhe dëshirat mund të dallohen lehtë, por për disa të tjerë, duhet një punë akademike dhe psikologjike për të arritur në një pikë të caktuar.

Kjo ishte një tjetër pikë që stafi akademik në Kings School Tirana e kishte në fokus. Komunikimi ishte thelbësor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kings Tirana (@kingstirana)

Të ndjekësh një model të suksesshëm

Kings Tirana, është një degëzim i shkollës më prestigjoze Kings, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila gjendet edhe në 50 vende të tjera të botës.

Shkëmbimi i eksperiencave, projekte me nivel të lartë akademik, aktivitete sportive, projekte të mirëfillta sociale dhe shkencore, të gjitha me një referencë të spikatur nga studime dhe përvoja perëndimore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kings Tirana (@kingstirana)

Me pak fjalë: Education for life. Your life.