Nëse mund të frymëzoheni te Hailey Bieber për diçka, është padyshim krijimi i një look-u përrallor. Me ndihmën e stilistes së saj, Dani Michelle, veshjet e pafundme të Bieber-it janë të mbushura me minifunde, LBD elegante, xhins dhe, së fundmi, me shumë ngjyrë të kuqe. Por ndërsa Hailey është e prirur (pothuajse) të mos e veshë kurrë të njëjtën gjë dy herë, ka një aksesor që duket sikur nuk i shkëputet kurrë: byzylyku në kyçin e këmbës.

Bizhuteria elegante në kyçin e këmbës së Bieber mund të dallohet në shumë nga fotot e saj të fundit. Një byzylyk i artë me diamante të varur tërheq vëmendjen te koleksioni i saj, ndërsa i jep një detaji emocionues çdo pamjeje. Një shtesë e thjeshtë, por e gjithanshme, Bieber ka kombinuar aksesorin e saj me një midi të Vivienne Westwood, një minifustan të zi me shkëlqim dhe bikini. Por një lajm i keq për këdo që shpreson të 'vjedhë' pamjen e saj: stilistja e saj konfirmon se byzylyku me diamant i Bieber është i personalizuar.

Falë prirjes së saj për të veshur çorape të gjata, është e pamundur të thuhet saktësisht se kur Hailey u fiksua me këtë aksesor, por e ka patur kudo këtë verë. Që nga korriku, ky aksesor nuk mungon askund në paraqitjet e modeles - ajo madje e veshi atë në oqean gjatë një pushimi të fundit në jaht me Kendall Jenner, Lori Harvey dhe Justine Skye. Në këtë pikë ajo nuk është duke kombinuar veshjet e saj me byzylykun e këmbës, por është duke kombinuar byzylykun e këmbës me veshjet e saj.

Më poshtë, shikoni se si Hailey Bieber e ka stiluar aksesorin e saj të preferuar veror.