Prodhuesit e verës Levira Distillery 'dehën' gjithë qytetin e vogël portugez të São Lourenco do Bairro pasi nga dy cisterna u derdhën aksidentalisht 2.2 milionë litra verë e kuqe.

Vendasit të hutuar shikonin se si vera, pothuajse e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike, përfshiu rrugët e qytetit.

Zjarrfikësit thanë se një bodrum në një shtëpi pranë fabrikës së pijeve është përmbytur me verë.

“Ne marrim përgjegjësi të plotë për kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmit, duke pasur ekipe në dispozicion për ta bërë këtë menjëherë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Meqë ra fjala tek vera e kuqe, një studim i udhëhequr nga ekipi i Profesor Spector në 2019, duke përfshirë pjesëmarrës në MB, SHBA dhe Belgjika, zbuloi se njerëzit që pinin verë të kuqe kishin një gamë më të gjerë të baktereve të zorrëve, gjë që lidhet me shëndetin më të mirë të zorrëve.

Kjo nuk është parë për verën e bardhë, e cila mund të jetë për shkak se vera e kuqe ka lëkurat e rrushit të mbetura në pjesën më të madhe të procesit të fermentimit, kështu që ka nivele të larta të polifenoleve - komponime bimore që janë të mira për zorrët dhe mund të zvogëlojnë inflamacionin në trup.