Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën.
“Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim”, tha CEO i Ferrarit Benedetto Vigna për CNBC në një intervistë ekskluzive.
“Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim. Do ishte ofenduese për klientët tanë.”
Vigna tha se pavarësisht ofertës së kufizuar, kompania vazhdon të zgjerojë shtrirjen e saj midis klientëve të rinj.
Ndërkoë, raportohet se baza e saj e klientëve është zgjeruar për 10 tremujorë radhazi, dhe 30% e klientëve të saj të rinj janë më të rinj se 40 vjeç, tha ai.