Greta Koçi zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja publikoi në mediat sociale një video nga baby-shower-i i saj ku kishte zbuluar edhe gjininë e besbit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Sot ajo ka zbuluar se do bëhen nënë e një djalit. Greta ka postuar në Instagram disa foto me tullumbaca blu, duke shkruar "Është djalë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Kujtojmë se ajo është e martuar prej 4 vitesh dhe jeton mes Amsterdamit dhe Tiranës. Para pak muajve, e ftuar "Në kurthin e Piter Pan", Greta foli për herë të parë për partnerin e saj.

“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam. Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin. Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja asokohe.