*Përkthyer nga Cosmopolitan

Herën e parë që bëra seks me një burrë të martuar, isha një 21-vjeçare, pra kur u përballa me një sugar daddy.

'Ti sapo ke fjetur me burrin e dikujt', mendova me vete të nesërmen në mëngjes, duke marrë një taxi për në shtëpi. Por gjithçka që mund të ndieja, ishte entuziazmi i gjësë së ndaluar. 

Ndjeva se kisha zbuluar një të vërtetë të rëndësishme dhe të pakëndshme, një të vërtetë që më bëri të ndihesha e vetëkënaqur dhe superiore, por thellë e frikësuar dhe e zhgënjyer – si një fëmijë që sapo zbuloi se Santa Claus nuk është i vërtetë. Unë kisha fjetur vetëm me një burrë të martuar, sigurisht, por diku në pjesët më të errëta të trurit tim të zgjuar, tashmë kisha filluar të dyshoja se të gjithë tradhtojnë - dhe me "të gjithë", natyrisht, nënkuptoj burrat. Kjo natë e konfirmoi: Nëse ai nuk po tradhton ose nuk e ka bërë ende, atëherë do të donte ta bënte ose do ta bëj një ditë.

Gjatë disa viteve të ardhshme, numri u shtua. Shumë prej tyre erdhën tek unë në të njëjtën mënyrë...

Por mjaft folëm për mua, po për gruan tjetër? Ose, më mirë, Gruaja - ajo në shtëpi që kontrollon telefonin ndërsa unë jam duke...burrin e saj, të dashurin ose të fejuarin e saj.

A nuk të vjen keq për të? Apo nuk ndjehesh xheloze për të? Këto janë pyetjet që marr nga miqtë që dëgjojnë përrallat e mia të ndyra...

Varet. Varet nëse mund të supozon në mënyrë të arsyeshme se ajo thjesht e ka pranuar dhe ka rënë dakord të bëjë sikur nuk kupton...duke shijuar pjesët e tjera që i ofrohen.

Nëse do të kthehesha pas do t'i bëja të gjitha gjërat njësoj.

Poll