Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka bërë me dije se zjarri në pallatin në Tiranë është vënë vë kontroll. Ai tha se nuk raportohet për persona të lënduar, po siç mund të shikohet në pamjet, dëmet materiale janë të shumta.  Vatra e zjarrit ka qenë në katin e dytë dhe më pas flakët janë përhapur deri në tarracë.

“Zjarri është në kontroll, po vazhdojmë me vatrën e fundit që është në një banesë, zjarri ka marrë përmasa të shpejta, zjarri ka qenë në katin e dytë dhe është përhapur në pallat. Jemi interesuar për qytetarë në banesë dhe kemi bërë evakuimin, nga kontrollet nuk na rezulton që të kemi qytetarë të dëmtuar në banesa. Zjarri është shumë i madh, po shkon drejt izolimit”, tha ai.

Deri më tani është vështirë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

“Nuk mund të flasim për shkak zjarri dhe rezultatet përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që s’do ketë persona të dëmtuar”, shtoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Ai e cilësoi si një rast i rrallë që zjarri ka kaluar nga një banesë në tjetrën dhe kjo për shkak të fasadës së tij.  

“Zjarret në pallate ndodhin në një banesë dhe në 0.5% të rasteve zjarri kalon nga një banesë në një tjetër, pra është një rast i rrallë, kjo e ka bërë të vështirë ndërhyrjen, kanë qenë punonjës të policisë së Kamzës, Vorës dhe Tiranës. Fasada ka përhapur flakët”, përfundoi Goxhaj.

Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha, ka pasur zjarrfikës të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.