Në allure ne gjetëm diçka të padëgjuar më parë: injektimi i botox-it në fshikëzën e urinës :)
Si mund të ndihmojë Botox në trajtimin e një fshikëze tepër aktive?
Botox, në rast se nuk jeni të njohur, është emri i markës për toksinën botulinum tip A të prodhuar nga kompania farmaceutike Allergan. Kur injektohet në zona të fytyrës, si linjat e ballit ose këndi i jashtëm rreth syve, zbut përkohësisht rrudhat duke relaksuar muskujt e fytyrës dhe duke i parandaluar tkurrjen e tyre duke ngadalësuar nervat. Kur përdoret në fshikëz, Botox jep një efekt të ngjashëm. Pra vlen për ata njerëz që kanë vështirësi ekstreme në mbajtjen e urinës.
Ku ndryshon Botox-i i fshikëzës nga Botox-i kozmetik?
Si Botox-i i fshikëzës ashtu edhe Botox-i kozmetik përdorin të njëjtin ilaç nga Allergan. Kur injektohet në fytyrë, rezultatet zakonisht zgjasin rreth tre deri në katër muaj. Botox i fshikëzës, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, sepse - edhe në rastet e OAB - muskuli i fshikëzës nuk lëviz aq shpejt. "
Si është procedura?
Megjithëse Botox-i i fshikëzës mund të kryhet në një qendër kirurgjikale ambulatore, mund të arrihet edhe me anastezi lokale.
"Mjeku më bëri 21 injeksione në pjesë të ndryshme të muskujve të fshikëzës përmes uretrës sime. Kishte momente që i ndjeja shumë dhe disa momente nuk e ndjeja fare dhimbjen"- ka treguar për allure një vajzë që e ka kryer proceduren.
Pra përvoja nuk është totalisht pa dhimbje. Një pacient duhet t'i kryej disa herë procedurat e injeksioneve derisa të arrihet një rezultat maksimal.