Teksa ditën e sotme janë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e Shqipërisë me Çekinë në "Air Albania", duket se interesi i lartë ka bllokuar faqen!
Kjo ndeshjë është një nga më vendimtaret për ekipin e kombtares, lidhur me kualifikimin e saj në kampionatin europian.
Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, faqja e Federatës ka rënë.
Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë pritur që faqja të rregullohet.