Unë besoj tek ty!
Ka shumë raste kur fëmijët tuaj në moshë të rritur, pra mbi moshën 20 vjeç, përballen me probleme të ndryshme që lidhen me karakterin.
Ata mund të jenë nervozë, mund ta kenë të vështirë të bëjnë zgjedhje, shqetësohen për gjëra të vogla, përmendin shpesh fjalën 'çdo gjë më shkon ters', e shumë të tjera.
Dikush duhet të besojë në luftën e tyre me veten. Pse jo ti? (drejtuar prindit)
Më poshtë janë disa skenarë që tregojnë se si vlerësimi i prindërve i ndihmon fëmijët e rritur në tre mënyra të ndryshme:
1. Vlerësimi rrit vetëvlerësimin.
Duhet që t'u theksoni gjërat që ata bëjnë më mirë më shumë se ato gjëra që nuk mund të arrijnë.
2. Vlerësimi përmirëson komunikimin, besimin dhe qëndrueshmërinë.
3. Vleresimi përmireson motivimin dhe shendetin mendor.
Pra thjesht sigurojini ata që ju keni besim në zgjedhjet e tyre dhe se çdo vështirësi ka një fund.