Pësimi i një zhgënjimi mund të lërë një dëm te pariparueshëm tek njeriu.

Gjithnjë ne kemi qenë në kërkim të mënyrave për t'i shpëtuar kësaj ndjesie.

Kemi kërkuar të gjejmë një mjet shpërqëndrues, të marrim ndihmë nga dikush që i besojmë ose te përpiqemi të ndryshojmë diçka nga jeta jonë e përditshme për të zëvendësuar këtë gjendje, me një gjendje më optimiste.

Kur i jap pak mê tepër vëmendje, ajo qe vë re në këtë proces te një person, është që shërimi i tyre, në pothuajse asnjë aspekt nuk përfshin ndryshimin tek dicka jashtë vetes.

Shpesh herë ajo që na mbyt, është kur ndihemi te tepërt ose jo të mjaftueshëm për dikë, për një vend apo jo të denjë për të arritur një qëllim.

Nuk duhet shumë që të dallosh tek njeriu faktin që të gjithë ngjajmë. Ne ndajmë po të njëjtat vuatjte e humbje, zhgënjime dhe transformime. Pikërisht këto përjetime personale më kanë çuar tek pëfundimi se njeriu kalon një far lloj zgjimi atëherë kur kupton për here të parë qe vetë vetja është pjesë e diçkaje më të madhe, e ndërlidhur me shpirtrat e tjera.

Gjatë këtyre eskperiencave ne vetëm sa përforcojmë me tepër faktin që mirësia është akti më i fuqishem për çdo kënd mbi këtë tokë. Te japësh, edhe atëhere kur duket sikur nuk ka asgjë për të dhënë. Nje akt i thjesht mund të jetë përgjigja e lutjeve të ndjera të dikujt.

Njerëzimi vdes aty ku nuk ka një komunitet, aty ku lidhja jonë humb dhe secili prej nesh, kthehet ne flluskën e vete te ngushtë te arritjeve dhe problemeve te tyre.

Ajo që na ka mësuar e shkuara është që njerzit më të plotësuar, janë jo ata që gjithnjë i japin vetes qëllimin për të arritur dicka për egon e tyre, por kur ky vullnet kthehet në një dëshirë për ta ndarë dijen, dashurinë dhe ushqimin tënd me te tjerët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brian Hoxha (@drite.hije)

Njeriu më i arrire do të mbetet gjithnjë ai që ka mundur te fal diçka tek shpirtrat e tjerë, para se ta lërë vete këtë tokë.

Vërtet ky virtyt në një botë moderne, mund të vlerësohet si njê cilësi e dobët, të nënvlersohet madje dhe të përdoret si një shembull i asaj që nuk duhet te jemi, por pasi kalon pak kohë mendoj që te gjithë ne në fund kthehemi tek origjina që i përkasim....

Nga Ingrid Pisha, një reflektim ndjenjash për Revistën Class