Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullisë dhe Banesave. Porcesi i regjistrimit të popullisë do të zgjasë për gjashtë javë rresht. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se procesi kishte nisur që në orën 8 të mëngjesit ku 7500 persona do të jenë në terren.
Censusi 2023 është i 12-të në historinë e Shqipërisë, i pari është zhvilluar në vitin 1923 dhe i fundit në vitin 2011.
Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësori përmban 100 pyetje.