Aktori i njohur, fituesi i çmimit “Emmy Daytime”, Billy Miller ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare për ditëlindjen e tij në Austin, Teksas.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij gjatë një deklarate për “Variety”, ndërsa tregoi se aktori vdiq si pasojë e depresionit maniak, e cila është një sëmundje e çrregullimit të vazhdueshëm të humorit.
“Aktori po luftonte me depresionin maniak kur vdiq”, thuhet në deklaratë.
Miller ka lindur më 17 shtator 1979 dhe është rritur në Grand Prairie, Teksas. Gjatë gjithë fëmijërisë së tij, ai luftoi me një sëmundje të rëndë që i preku kërcin në kyçin e këmbës.
Fillimisht ai e nisi karrierën si model pastaj nga viti 2007 deri në 2008 luajti një rol në telenovelën ” All My Children”, për vazhduar më pas në filmin “The Young and the Restless”, me të cilin fitoi tre çmime “Emmy Daytime”.
Miller luajti rolet e Jason Morgan dhe Drew Cain në “General Hospital” dhe më pas iu bashkua “Suits” për pesë episode.
Ai gjithashtu lujati në filma të ndryshëm si: NCIS”, “The Rookie”, “Truth Be Told”, “Major Crimes”, “CSI: Crime Scene Investigation”, “Castle”, “Enormous” dhe “American Sniper”.
Miller ka lënë pas nënë e tij Patricia, motrën Megan, kunatin Ronnie, nipin Grayson dhe mbesën Charley.