‘Dancing With the Stars’ pritet të fillojë shumë shpejt dhe ditë pas dite po zbulojmë edhe se kush do të jenë konkurrentët të cilët do të garojnë këtë edicion.

 Ndërkohë, burime për ‘Kryefjala’ duket se kanë zbuluar se kush do të jetë edhe katërshja anëtare e jurisë.

Teksa emrat e konfirmuar përfshijnë Ilir Shaqirin, Lori Balën dhe Valbona Selimmllari, thuhet se juria do të plotësohet edhe me emrin e Olta Gixharit për të dhënë opinionin dhe kritikat e saj për performancat e konkurrentëve.

Rikujtojmë se, edhe këtë vit, moderimi i është besuar Bora Zemanit.