Cristiano Ronaldo mania ka goditur Iranin, duke shkaktuar skena kaosi në Teheran.
Videot që tregojnë tifozët duke ndjekur autobusin e ekipit të Al-Nassr teksa dynden në hotelin e klubit pas mbërritjes së superyllit po bëjnë xhiron e rrjetit.
Turma të mëdha u rreshtuan në rrugë dhe ndoqën autobusin, me shpresën për të parë Ronaldon përpara ndeshjes së klubit të tij të mërkurën në Ligën e Kampionëve Aziatik me Persepolis.
Madje thuhet se Al-Nassr anuloi një seancë stërvitore për shkak të furisë së shkaktuar nga qindra mbështetës, raporton 'The Sun'.
Kjo tregon se fama e Ronaldos është përhapur edhe më gjerë në të gjithë Azinë që nga kalimi i tij në Arabinë Saudite në janar të këtij viti.
Piers Morgan i përshkroi skenat si "të çmendura".
Never seen anything like it. Incredible scenes as Cristiano Ronaldo arrives in Iran for Asian Champions League ?pic.twitter.com/own4inijma
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) September 18, 2023
Dhe zhurma është rritur që nga transferimet e verës në Arabinë Saudite i më shumë emrave të mëdhenj si Neymar, Karim Benzema dhe Aymeric Laporte.
Al-Nassr postoi video në X, të njohur më parë si Twitter, të fansave që vraponin në përpjekje për të kapur autobusin e verdhë.
Shumë ishin me telefonat e tyre në duar, të dëshpëruar për të fotografuar pesë herë fituesin e Topit të Artë përmes dritareve të automjetit.