Pak javë më parë Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani treguan se kanë rregulluar raportet e tyre. Ishte Einxhel ajo e cila përmes një videoje në Instagram, zbuloi se modelja i kishte dërguar një dhuratë duke shkruar se “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Falemderit, amore”.
Më pas në një intervistë ajo zbuloi se “Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”. Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim të më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.
Sakaq, sot të njëjtën gjë e ka pohuar edhe modelja. E ftuar në “WakeUp”, Beniada zbuloi se ishte ajo personi që hodhi hapin e parë.
“Jemi rastisur, jemi takuar. U kapëm pak për flokësh, me fjalë, jo me dorë. (qesh) Ka qenë një vajzë që më ka mbështetur në BBV, edhe unë e kam mbështetur. Pastaj rrugët tona u ndanë, siç ndodh në çdo marrëdhënie që ka ulje-ngritje. Sërish u afruam, dhe tani kemi në një raport të mirë. E mora unë hapin e parë se Einxhel i kishte ngelur hatri nga disa fjalë dhe nuk e kishte folur me mua, por me rrethin e saj. E mora e i thashë ‘Hajde i flasim bashkë’. Unë nuk i marrë për bazë, këto janë budallalliqe. Nëse nuk do nuk flasim por le të bëjmë një konfrontim.”-tha ajo.
Dy vajzat patën një marrëdhënie shumë të ngushtë në “Big Brother VIP 1”. Por, raporti i tyre u ftoh pas daljes. Të dyja patën deklaruar se nuk kanë asgjë me njëra-tjetrën, por raporti nuk funksionoi si brenda shtëpisë së njohur.
Einxhel ka deklaruar se nuk ka pasur një debat ballë për ballë por të dyja kanë evituar të flasin drejpërdrejtë për situatën.
Kurse Beniada ka thënë se miqësia që ato krijuan brenda shtëpisë ishte shumë e bukur por ndodh që ndonjëherë të krijohen keqkuptime dhe raporti të kriset.