Dafina Zeqiri nuk ka kaluar një periudhë të ngarkuar së fundmi. 

Ajo vetë ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi.

Ndërsa krahas saj shkruan: “Kthehemi në realitet. Bronkiti”, duke treguar kështu që ajo vuan nga bronkiti.

Bronkiti është një pezmatim i mbështjellës të tubave bronkialë që tërheqin ajrin nga jashtë brenda në mushkëri ku pasurohet me oksigjen dhe nxjerr ajrin nga mushkëritë jashtë.

Personat që kanë bronkit zakonisht e manifestojnë atë me kollë dhe sekrecion të trashë dhe pa ngjyrë dhe me gulçim apo vështirësi në frymëmarrje.