Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret në një çerdhe. Videoja është bërë publike nga familjari, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë, ndërsa thotë se nipi i tij ka pësuar trauma të mëdha.
Lidhur me rastin e rëndë ka reaguar edhe Yll Limani. Në një status në Instagram ai kërkon hetim të çerdhes nga autoritetet kompetente teksa kërkon dënim maksimal ndaj dhunueseve.
“Çerdhja “Gëzimi ynë” le të hetohet nga organet kompetente.
Nëse ka ndodhur me një fëmijë, ka ndodhur edhe me fëmijë të tjerë. Kafshëve përgjegjëse për dhunim ndaj fëmijës dënim maksimal.
Nëse ia bëjnë fëmijës së huaj në një ambient që e dinë se vëzhgohen nga kamerat, imagjino çfarë bëjnë në shtëpitë e tyre pas dyerve të mbyllura.”-shkruan Ylli.