Britney Spears ka folur për gjëra të ‘errta’ që i janë bërë asaj nga ‘armiqtë’, teksa reflektoi në një video virale.
41-vjeçarja ndau në Instagram Stories një video virale nga trendi i TikTok ku të rriturit thyejnë vezë në kokën e fëmijëve. Britney ndau mendimet e saj për videon, duke thënë se pa zë situata dukej shumë 'më e errët'.
Ajo kujtoi përballjen me gjëra të ngjashme që bënë që edhe ajo ta shihte klipin ndryshe dhe pranoi se ishte jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj bullizmit. Nëna e dy fëmijëve shkroi: "Nuk po ankohem për këtë video... në fakt është shumë e lezetshme, por pa zë ka një efekt tjetër!!! Për mua, është më e errët… gjëra të ngjashme më janë bërë, kështu që unë e shikoj këtë me sy të ndryshëm!!! Shumica e konfliktit tim të brendshëm me njerëzit është të dija se armiku është pikërisht përballë meje, por unë i mbajta ata sepse i doja! Unë jam jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj kujtdo që qesh me dikë ose e ngacmon në çfarëdo mënyre!!!"
View this post on Instagram
Më pas ajo la të kuptohej se do të ndante publikisht më shumë nga betejat e saj personale një ditë, një muaj para se të publikohet biografia e saj. Ajo tha: "Ka kaq shumë gjëra që kam mbajtur private që kanë ndodhur me mua personalisht dhe ndoshta një ditë mund t'i tregoj ... deri atëherë, çdo histori ka 3 anë!!! Ana jote, ana ime dhe e vërteta!!! Fëmija është besimi, vajza në mes është e vërteta…. shikojeni TANI pa zë!!!"