Një ish-mundës i WWE ka folur për transformimin e jashtëzakonshëm dhe ndryshimin e gjinisë.

Gabbi Tuft, e cila jeton në Austin, Teksas, peshonte 127 kg dhe kishte vetëm gjashtë për qind yndyrë trupore kur bëri debutimin e saj në WWE nën emrin Tyler Reks në 2009.

Por pas tranzicionit dy vjet më parë, ajo tani duket krejtësisht e panjohur nga mundësi trupmadh e 'i tmerrshëm' që ishte dikur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabbi Alon Tuft (@gabbituft)

44-vjeçarja e përshkroi veten si "si një kryqëzim midis Ragnar Lothbrok nga 'Vikings' dhe The Mountain nga 'Game of Thrones' gjatë kulmit të karrierës së saj në WWE, që e pa atë të shfaqej në Smackdown, Raw dhe Wrestlemania.
Por pamja mashkullore nuk ishte mënyra se si ndihej ajo brenda dhe kur më në fund vendosi të ndryshnte në fillim të të 40-tave, u bë një pengesë e madhe.

Në një ese të shkruar për Insider, ajo shpjegoi: "Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që panë njerëzit e tjerë nuk ishte ai që pashë kur shikova veten në pasqyrë. Kur fillova tranzicionin tim, po luftoja lidhur me se si doja të prezantoja veten para botës”.

Si një mundës profesionist, Gabbi kishte ndërtuar një sasi të pabesueshme muskujsh dhe zbuloi se u deshën shumë "prova dhe gabime" për të patur trupin që ëndërronte të kishte pasi ishte "i mbushur me testosterone" për katër dekada.

Ndërsa terapia hormonale ndihmoi për të shpërndarë një pjesë të masës muskulore, Gabbi tha se iu desh të eksperimentonte për të gjetur se si të arrinte figurën e saj femërore.

Ajo nuk donte të hiqte dorë nga regjimet e saj intensive të stërvitjes, kështu që përdori eksperiencën e saj në fitnes dhe të ushqyerit për të provuar dieta dhe stërvitje të ndryshme për ta ndihmuar atë të zhvillonte një "estetikë femërore".

Pas dy vitesh, ajo më në fund zbuloi një rutinë që funksionoi për të dhe që atëherë ka humbur 86 kilogramë peshë dhe masë muskulore.

Gabbi, e cila tani punon si trajnere fitnesi, iu nënshtrua gjithashtu një operacioni për fytyrën dhe zmadhimin e gjoksit.

Procesi nuk ishte i lehtë sidoqoftë, pasi ajo thotë se kaloi në "fazën e rosakut të shëmtuar" përpara se të ishte e lumtur me pamjen e saj të re.

Por Gabbi zbuloi se ishte ideja për të qenë në gjendje të ndihmonte njerëzit e tjerë trans që e motivoi atë. Ajo tha: “E dija se nëse ndaja atë që kisha mësuar gjatë disa viteve provë, gabimesh dhe kërkimesh, dhe do të mbetesha 100% autentike dhe e sinqertë, mund të ndihmoja të tjerët. Kjo, në vetvete, i bëri të vlejnë kohët e vështira që kalova."

Ajo tani ka më shumë se 800,000 ndjekës në Instagram ku ndan udhëtimin e saj dhe këshilla. Postimet e Gabbi përfshijnë video duke folur me gruan e saj, Priscilla, dhe vajzën e tyre 11-vjeçare Mia, rreth reagimeve të tyre ndaj tranzicionit të saj. Në një video të fundit duke intervistuar vajzën e saj, Mia rrëfeu se ishte "pak e çuditshme" kur duhet t'u shpjegonte njerëzve se babai i saj është një grua, por tha se nuk i humbi miqtë për shkak të kësaj.

Ajo gjithashtu pranoi se "ndonjëherë" trishtohej që Gabbi nuk ishte më burrë në fillimin e tranzicionit të saj, por tha se tani nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Në një postim tjetër në TikTok, Priscilla tha se e trajtoi tranzicionin e Gabbi me "dashuri , pranim dhe dhembshuri" që nga fillimi.

Ajo ka rrëfyer se ka “momente kur i ka munguar burri i saj i fortë”, por shtoi: “Ka qenë vërtet fantastike për lirinë dhe pavarësinë time”.

Gabbi falënderoi familjen e saj për mbështetjen kur njoftoi se ishte transgjinore në Instagram në vitin 2021. Ajo shkroi: "Gruaja ime e dashur, familja dhe miqtë më të ngushtë më kanë pranuar për këtë që jam. Atyre u jam përgjithmonë mirënjohëse."