Sezoni i ri televiziv ka nisur tanimë, por ka ende projekte për tu zbuluar.

Për shembull, mbetet ende 'mister' se ku do e shohim Kiara Titon. Emri i saj ishte lakuar si moderatore e Për'puthen, por ky pozicion iu besua Megi Pojanit.

Vetë Kiara ka deklaruar se do jetë pjesë e 'Top Channel', por nuk ka zbuluar se në cilin format.

Ditën e sotme “Kryefjala” shkruan se ajo do të bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”. Dhe jo nuk do jetë krah Bora Zemanit. Po e njëjta media shkruan se këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi. 

E pikërisht kjo hapësirë i është besuar Kiarës. Gjithsesi ende nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se në verë Kiara moderoi "Kepi i VIP-ave".