FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re në të cilën Shqipëria është ngjitur plot 3 pozicione.
Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 62-të falë paraqitjeve mjaft të mira përballë Republikës Çeke dhe Polonisë.
Sa i përket kësaj të fundit, duket se rezultat zhgënjyese kanë ndikuar në renditje, me polakët që kanë shkuar nga vendi i 26-të në vendin e 30-të. Republika Çeke ajo ka ndryshuar në renditje duke qëndruar në vendin e 37-të.
Rënie ka pësuar dhe Ishujt Faro, duke zbritur me dy pozicione në vendin e 131.
E vetmja që është ngjitur në renditje në grupin tonë përveç Shqipërisë është Moldavia, e cila nga vendi 164 është ngjitur në vendin 159.
Kosova gjithashtu ka pësuar rënie me dy pozicione duke zbritur në vendin e 111.
Sa i përket 10-çes së parë, nuk ka shumë ndryshime, me Argjentinën që ndodhet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Franca dhe Brazili, teksa Portugalia ka parakaluar Italinë.