Një nga çiftet e para deri diku të konsoliduara në “Love Island” janë Xhoana dhe Arlindi, të dy ‘bombshell’-a të rinj në format.

Mes zënkash të herë pas herëshme, ata prapë kanë zgjedhur njëri-tjetrin edhe të dielën e kaluar.

Mirëpo, së fundmi duket se kësaj marrëdhënieje i erdhi fundit.

Ka qenë Xhoana ajo që në “dhomën e ditarit” deklaroi se tashmë është zyrtarisht single, duke i dhënë fund marrëdhënies me Arlindin.

“Unë sonte jam zyrtarisht ‘single’, bombshell hajdeni në Love Island Albania,”- tha ajo.

Këtë deklaratë, Arlindi s’e priti fort mirë, megjithatë u shpreh:

“Jeta është sfidë duhet përballuar, po jam i përgatitur sepse e dija."