Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë, është nderuar së fundmi me medalje ari nga Shoqëria studentore më e vjetër në botë, në "Trinity College Dublin". 

Lajmin e ka bërë publik vetë 44-vjeçarja, e cila në një postim në Instagram, tregon se ndihet e privilegjuar që është vlerësuar për kontributin e saj në diskursin publik, pa mohuar edhe emocionet e të qenit e para shqiptare që vlerësohet me këtë medalje.?