Me “mbylljen” e karrierës së tij në Europë dhe shpërnguljen në Amerikë teksa luan për Inter Miami, Messi duket sikur tashmë është plotësisht i përmbushur me jetën e tij.
Megjithatë, teksa në karrierë vërtetë nuk i mungon asgjë, futbollisti ka disa pengje kur bëhet fjalë për jetën e tij personale.
Në një intervistë me ‘YouTuber-in’ Miguel Granados, Messi zbuloi një nga dëshirat ende të parealizuara në familjen e tij.
Messi dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo kanë tre djem, Cira, Mateo dhe Thiago. Në intervistën e fundit ai ka treguar se dëshiron të ketë edhe një vajzë.
“Ne do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Unë jam ende duke pritur për një vajzë në familjen time”- është shprehur ai.