Festivali i mirënjohur i këngës ‘Kënga Magjike’ thuhet se do të anulohet për këtë vit.
Burime për ‘Prive’ pretendojnë se Ardit Gjebrea ka vendosur që të organizohet e të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Sipas të njejtit burim, ‘Kënga Magjike’ ndryshe nga vitet e kaluara duket se këtë vit ka mungesë organizimi dhe interest të ulët për të marrë pjesë.
Kjo është pauza e dytë që ‘Kënga Magjike’ bën në organizim, pas asaj të parës të bërë në vitin 2020, për shkak të pandemisë.