Dje, ishullorët të cilët ishin mbledhur tek ‘rrethi i zjarrit’ kanë pritur pyetje nga publiku të cilave iu janë përgjigjur.
Ata gjithashtu kanë pasur mundësinë t’i bëjnë disa kërkesa edhe drejtueses së ‘Love Island Albania’, Luana Vjollcës.
Kërkesa e parë, ajo e Everaldos ishte:
‘Luana të lutem më thirr Aldo’
Pjesa tjetër e ishullorëve kanë bërë kërkesat tyre në këtë formë:
Stivi: Luana bëhu gati për ‘Prime’ nesër sepse ka shumë drama.
Denisi: Shpresojmë të të bëjmë krenare.
Ueda: Luana je shumë e bukur, shumë e mirë dhe rri gjithmonë e buzëqeshur.
Haris: Luana të dua shumë.
Amadea: Mezi presim të të shohim nesër.
Xhoana: Luana mos më kritiko shumë, kam qenë e lënduar.
'Love Island' ka pak që ka nisur, por shumë personazhe kanë arritur të fitojnë zemrën e publikut dhe dinamikat e ndodhura në vilë kanë ngjallur mjaft interes.