Shtatori është muaji par-excellence për modën dhe tendecat e reja. Si zakonisht, New Yorku hap sfilatat e modës, i ndjekur nga Londra, Milano dhe Parisi. Katër etapa për një vorbull sfilatash gati për të vendosur trendet e modës dhe bukurisë së pranverë-verë 2024.
Një përzierje frymëzimesh dhe sugjerimesh që tashmë ju bëjnë të ëndërroni mbi sezonin e ardhshëm. Gjithashtu edhe sa i takon manikyrit. Ja çfarë trendesh kemi parë nga qytetet e modës deri tani.
Nga Java e Modës në Milano
Milano i përgjigjet shpirtit imagjinativ të Londrës dhe dëshirës për të eksperimentuar me 'Made in New York' me artin e thonjve që është një himn për elegancën më të kompozuar, rigoroze, minimale. Nëse në make-up mbizotëronte trendi pa grim, tonet neutrale dhe te thonjtë mbizotëronte thjeshtësia dhe dëshira për natyralitetin.
Klasikja e kuqe
Thonjtë perlë
Shkëlqysi elegant
Neutral të lehtë
Nga Java e Modës në Londër
Shpirti imagjinativ i Londrës, i cili ka qenë gjithmonë kryeqyteti i modës, i cili më shumë se çdo qytet tjetër është i prirur të guxojë dhe të kërkojë origjinalitet, zbulohet edhe ndër propozimet intriguese për thonjtë. Estetika romantike përzihet me frymëzimet punk duke rezultuar në pamje që në shikim të parë janë të turbullta, por harmonike.
Manikyri më i mirë
Bardh e zi
Degradé
View this post on Instagram
Thonjtë jashtëzakonisht të mprehtë
View this post on Instagram
Thonjtë XXL
Thonjtë Kawaii
Nga Java e Modës në New York
Thonjtë krom, efektet minimaliste, french-i që rikrijojnë veten dhe, përsëri, penelata rozë, këtë herë më pak #Barbie dhe më shumë Baletcore. Këto janë tendencat kryesore të thonjve të pikasur në pasarelat e Big Apple. Tradita shkon krah për krah me inovacionin dhe dëshirën për të guxuar. Ndërsa nga njëra anë thonjtë monokromatikë dhe esencialë konfirmojnë se më pak është më shumë, dekorimet e çmuara, detajet bling bling së bashku me propozimet romantike si dantella ju ftojnë të shfryni krijimtarinë.
Chrome
Thonjtë e stampuar me dantella
View this post on Instagram
Ballerina
View this post on Instagram
Thonjtë minimalistë
View this post on Instagram
Thonj të çmuar
View this post on Instagram
Thonj shuumë të çmuar
View this post on Instagram